Muharremaj mbledh drejtorët, kërkon nga ta të jenë në shërbim të qytetarëve dhe angazhim e sidomos në terren

17.10.2022

Është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit të drejtorëve në Komunën e Suharekës. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka mbajtur sot takimin e radhës me Këshillin e drejtorëve komunal, ku ka kërkuar nga ata që të jenë në shërbim të qytetarëve në rend të parë, të jenë përgjegjës për punët që bëjnë dhe […]

Muharremaj mbledh drejtorët, kërkon nga ta të jenë në shërbim të qytetarëve dhe angazhim e sidomos në terren Foto: Ilustrim

Është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit të drejtorëve në Komunën e Suharekës.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka mbajtur sot takimin e radhës me Këshillin e drejtorëve komunal, ku ka kërkuar nga ata që të jenë në shërbim të qytetarëve në rend të parë, të jenë përgjegjës për punët që bëjnë dhe të merren sa më shumë me punët në teren.

Ai ka theksuar gjithashtu se edhe ai vet do të jetë vazhdimisht në teren, pasi shumë nga projektet që janë në proces duhet të finalizohen.

Gjatë takimit kryetari Muharremaj, ka dhënë detyra dhe obligime tjera për drejtorët që të kryejnë gjatë ditëve në vijim.