Muharremaj kundër mësimit online: Do të kemi problem, sidomos me nxënësit e klasës së parë dhe të dytë

Komuna e Suharekës është duke u përballur me rritje të rasteve sa i përket Coronavirusit, kështu ka thënë, kryetari Bali Muharremaj.

Më këtë rast, kryetari Muharremaj apeloi te qytetarët që edhe më tutje të mbajnë distancën dhe vënien e maskës, në mënyrë që ta tejkalojnë sa më shpejt këtë sfidë.

“Kohëve të fundit si çdo komunë edhe në Suharekë kemi rritje të rasteve. Mund të ju them që situata është nën kontroll dhe jemi duke e menaxhuar mirë situatën. Kemi thirrur shtabin dhe u kemi dhënë detyrat tona”.

“Unë besoj që Suhareka nuk hynë në pikën e kuqe, mirëpo jemi duke punuar vazhdimisht dhe do të mundohemi që të jetë një gjendje stabile dhe e qetë. E kemi poashtu edhe ekipin e mjekëve në teren vazhdimisht, mirëpo apeli kryesor është edhe më tutje që të mbahet distanca dhe vënia e maskës dhe besoj që edhe këtë sfidë do ta tejkalojmë”.

Sipas tij, ministria e Arsimit nuk duhet të marrin vendim për mbylljen e shkollave sepse do të vështirësonte mësimin online për klasat e para dhe të dyta.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

“Duhet të ketë kujdes edhe Ministria e Arsimit që të mos marrin një vendim të tillë për mbyllje, sepse është problem që të organizohet mësimi online”, thotë ai për Ekonomia Online.

“Shkollat janë duke funksionuar mirë. Nëse fillon sistemi online, atëherë nuk do të ketë sukses dhe do të kemi problem sidomos me nxënësit e klasës së pare dhe të dytë”, shtoi ai.

Ai tha se buxheti për vitin 2020-2021 është i planifikuar, mirëpo ka probleme me të hyrat vetanake.

Kështu që sipas tij, humbjet do të jenë shumë të mëdha për qytetarët, firmat dhe poashtu për bizneset.

“Ne po mundohemi që t’i mbyllim projektet, sepse buxheti është i planifikuar dhe kemi probleme me të hyrat vetanake, kështu që humbjet do të jenë shumë të mëdha edhe për qytetarët edhe për firmat dhe poashtu për bizneset”.

“Vetëm në gastronomi sa punëtorë do të mbesin jashtë dhe po kërkojnë ndihmë prej komunës”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.