Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka uruar Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçin.
Ai tha se Kuçi do ta dëshmojë punën dhe angazhimin e tij dhe se Suhareka nderohet me nivelin e përfaqësimit të ri në Qeverinë Hoti.
Ky është postimi i tij i plotë në Facebook.
Blerim Kuçi do ta dëshmoj me punë dhe angazhim dhe natyrisht sukseset nuk do të mungojnë.
Suhareka u nderua me nivelin e përfaqësimit në Qeverinë Hoti. Urime dhe Suksese!
Kujtojmë se me 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim Avdullah Hoti është kryeministri i ri i Republikës së Kosovës.