Muharremaj kërkon nga kryetarët e fshatrave listën e familjeve që kanë nevojë për ushqim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka kërkuar nga kryetarët e këshillave të fshatrave në këtë komunë, që t’ua dërgojnë listën e familjeve që kanë nevojë për pako ushqimore dhe higjenike.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Muharremaj ka bërë me dije se lista duhet të përmbajë, emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, vendbanimin dhe numrin e anëtarëve të familjes.

“Apeloj tek të gjithë kryetarët e këshillave të fshatrave në Komunën e Suharekës, që në kohë sa më të shpejtë, të na dërgojnë listën e familjeve që kanë nevojë për pako ushqimore dhe higjenike. Lista duhet të përmbajë, emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, vendbanimin dhe numrin e anëtarëve të familjes”, ka shkruar Muharremaj.

LEXO EDHE:  2 infermiere dhe 1 mjek të infektuar me COVID-19 në Suharekë

Kujtojmë se sot Hoxha dhe humanisti i madh Halil Kastati ka ndihmuar me nbdihma për 100 familje në Suharekë.

Aksioni humanitar për të iu dalë në ndihmë familjeve nevojtare në kohën e izolimit dhe përballjes me pandeminë e koronavirusit ka filluar sot në Suharekë.