Muharremaj kërkon nga Hidroregjioni të veproj në lëshimin e pompave për furnizim me ujë për banorët e këtyre fshatrave

06.07.2021

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se bazeni i ujit ka tash e sa kohë që është ndërtuar bashkë me rrjetin e ujësjellsit për banorët e Rrugës “Xhavit Sylaj” deri në Reqan dhe pjesa tjetër në drejtim të Peqanit. Por, Hidroregjioni Jugor ende nuk e ka bërë lëshimin e pompave për furnizim […]

Muharremaj kërkon nga Hidroregjioni të veproj në lëshimin e pompave për furnizim me ujë për banorët e këtyre fshatrave Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se bazeni i ujit ka tash e sa kohë që është ndërtuar bashkë me rrjetin e ujësjellsit për banorët e Rrugës “Xhavit Sylaj” deri në Reqan dhe pjesa tjetër në drejtim të Peqanit.

Por, Hidroregjioni Jugor ende nuk e ka bërë lëshimin e pompave për furnizim me ujë.

Muharremaj ka thënë se Komuna e Suharekës i ka kryer obligimet e saj të investimit, por se sipas tij Hidroregjioni Jugor duhet të veproj sa më shpejt në lëshimin e pompave në mënyrë që qytetarët tanë të furnizohen me ujë.

Kryetari Muharremaj ka kërkuar nga Hidroregjionit Jugor që të veproj sa më shpejtë.

Postimi i plotë i kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj:

Bazeni i Ujit ka tash e sa kohë që është ndërtuar bashkë me rrjetin e ujësjellsit për banorët e Rrugës “Xhavit Sylaj” deri në Reqan dhe pjesa tjetër në drejtim të Peqanit.

Komuna e Suharekës i ka kryer obligimet e saj të investimit, mirëpo Hidroregjioni Jugor duhet të veproj sa më shpejt në lëshimin e pompave në mënyrë që qytetarët tanë të furnizohen me ujë.

Ju lutem që të veproni sa më shpejt.