Muharremaj kërkon nga drejtorët angazhim në maksimum që të jemi në shërbim të mërgimtarëve e qytetarëve

Në mbledhjen e mbajtur sot të Këshillit të Drejtorëve, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka diskutuar për punët që janë duke u kryer në Komunën e Suharekës.

Kryetari Muharremaj, ka mbajtur takimin e rregullt me drejtorët komunal, në të cilin u bisedua për procesin e punëve që po kryhen në teritorin e Komunës së Suharekës.

Ai është interesuar për projektet e secilës drejtori dhe ka kërkuar nga drejtorët angazhim maksimal në mbarëvajtjen e projekteve, për arsye që të jemi në shërbim të qytetarëve.

Drejtorët kanë marrë edhe detyra dhe obligime tjera sot në takimin e rregullt me kryetarin e Komunës

RAPORTO