Ditë më parë kryetarët e komunave kanë mbajtur një takim koordinues me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia ku kanë diskutuar rreth procesit të vaksinimit dhe lirimit të masave antiCOVID.
Pas këtij takimi Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim për largimin e orës policore dhe zgjatjen e orarit të gastronomisë.
Gjatë këtij takimi kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka kërkuar hapje totale.
Kështu ka bërë të ditur vet Muharremaj në një lidhje direkte në Kanal10 ku ka thënë se ka kërkuar që të bëhet hapje totale, të lejohen mbrëmjet e maturës, ekskurzionet dhe dasmat.
Ndër tjera ai ka apeluar te Ministria e Shëndetësisë që të furnizohen me vaksina në mënyrë që ne ta mundim pandeminë e jo pandemia neve.