Muharremaj: I kam realizuar 98% të zotimeve

16.08.2021

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur një konferencë për media, ku kryetari i kësaj partie ka prezantuar kandidatët që garojnë për kryetar të Komunave në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor. Në fjalimin e tij Haradinaj ka thënë se kandidatët për kryetarë të komunave nga AAK-ja janë me vlera si […]

Muharremaj: I kam realizuar 98% të zotimeve Foto: Ilustrim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur një konferencë për media, ku kryetari i kësaj partie ka prezantuar kandidatët që garojnë për kryetar të Komunave në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Në fjalimin e tij Haradinaj ka thënë se kandidatët për kryetarë të komunave nga AAK-ja janë me vlera si dhe kanë programe që janë sipas tij të mishëruar me komunën përkatëse.

Gjatë kësaj konference për media, ka folur edhe kandidati për kryetar të Suharekës njëherit edhe kryetari aktual i komunës, Bali Muharremaj.

Muharremaj ka thënë se në zgjedhjet e 2017’s nuk ka bërë premtime, por ka bërë zotime dhe se sipas tij ka realizuar 98 për qind të zotimeve.

Po ashtu ai ka thënë se gjatë këtij mandati ka qenë me qytetarët si në shi ashtu edhe në borë, si në idhnime ashtu edhe në gëzime.

Kandidati për kryetar të Suharekës nga AAK-ja, Bali Muharremaj ka shtuar se në këtë mandat shumë pak ka bërë çfarë do të bëjë në mandatin e ardhshëm.

Gjithashtu, ai ka theksuar se janë rritur investimet në Komunën e Suharekës për 4 herë.