Muharremaj i impresionuar me produktet bio nga komuna jonë në “Tregun Ditor” në Suharekë
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj të dielën ka vizituar tregun ditor, derisa tha se është impresionuar me mënyrën e rregullimit të produkteve ambientin dhe pastërtinë. “Dje e kam vizituar Tregun Ditor dhe jam impresionuar me mënyrën e rregullimit të produkteve ambientin dhe pastërtinë. Me produkte edhe bio të cilat janë nga komuna jonë, […]
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj të dielën ka vizituar tregun ditor, derisa tha se është impresionuar me mënyrën e rregullimit të produkteve ambientin dhe pastërtinë.
“Dje e kam vizituar Tregun Ditor dhe jam impresionuar me mënyrën e rregullimit të produkteve ambientin dhe pastërtinë.
Me produkte edhe bio të cilat janë nga komuna jonë, qytetarëve po iu ofrohet edhe një shërbim më i veçantë në qytet” ka shkruar Muharremaj.
Kujtojmë se tregu ditor është dhënë në shfrytëzim në afat prej 10 vitesh, ku më 13 janar 2021 Komuna e Suharekës kishte hapur procedurat e ankandit publik.
Një muaj më pas më 12 shkurt 2021 Komuna e Suharekës kishte shpallur fituesin e këtij ankandi duke i dhënë në shfrytëzim objektin në afat prej 10 vitesh.