Muharremaj: Gropat në rrugët e dëmtuara do të mbushen me kubëza gjatë vikendit

26.02.2021

Pas reshjeve të shiut dhe borës që e kishin vështirësuar qarkullimin në komunikacion, të cilat edhe kanë dëmtuar disa rrugë në Komunën e Suharekës, për gjendjen e të cilave SuharekaOnline kishte raportuar ditë më parë. E njëra ndër to është edhe rruga ”Hajdin Berisha” që vazhdon në rrugën ”Skënderbeu” e cila lidh Suharekën me fshatin […]

Muharremaj: Gropat në rrugët e dëmtuara do të mbushen me kubëza gjatë vikendit Foto: Ilustrim

Pas reshjeve të shiut dhe borës që e kishin vështirësuar qarkullimin në komunikacion, të cilat edhe kanë dëmtuar disa rrugë në Komunën e Suharekës, për gjendjen e të cilave SuharekaOnline kishte raportuar ditë më parë.

E njëra ndër to është edhe rruga ”Hajdin Berisha” që vazhdon në rrugën ”Skënderbeu” e cila lidh Suharekën me fshatin Reshtan, e që vazhdon deri në Rahovec.

SuharekaOnline ditë më parë ka kontaktuar Drejtorin e Shërbimeve Publike, Enver Shabani, i cili ka folur lidhur me hapat që është duke ndërmarr Komuna e Suharekës për sanimin e këtyre rrugëve, ku ka thënë se komuna nuk ka ndonjë kompani të kontraktuar.

Ndërsa, të premtën në mbledhjen e radhës së Asamblesë Komunale në Suharekë, kryetari i komunës, Bali Muharremaj i është përgjigjur asambleistit, Bashkim Ndrecaj, i cili e ka pyetur se a është në dijeni për gjendjen e kësaj rruge.

I pari i komunës, Bali Muharremaj ndër tjerash në përgjigjjen e tij ka thënë se e di gjendjen jo të mirë të rrugës në fjalë, e cila është nën përgjegjësi të Ministrisë së Infastrukturës, e për shkak të disa procedurave nuk kanë mundur që ta rregullojnë.

Tutje ai ka treguar se Komuna e Suharekës tashmë ka angazhuar një kompani e cila pritet që gjatë vikendit do ta rregullojë këtë rrugë, duke i mbushur gropat me kubëza, sepse nuk tani nuk mund të hapen procedurat për asfaltim.