Muharremaj: Gjendja e bizneseve e rëndë, subvencion prej 200 mijë euro për lirimin e tyre nga taksa

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në një intervistë për EO i cili ka thënë se situata me COVID-19 në Komunën e Suharekës është duke u menaxhuar mjaft mirë.

Ai ka folur edhe për respektimin e masave, duke shtuar se Komuna e Suharekës është duke i respektuar në përpikmëri dhe se çdo herë kanë zbatuar vendimet e qeverisë, duke thënë që janë takuar edhe me kryeministrin Hoti për bashkëpunimet e radhës.

“Pasi qe ka pasur humbje të mëdha gastronomia është dashur që të ketë lirim të masave deri në ora 23:00. Në çdo herë kemi zbatuar vendimet nga qeveria. Ne jemi dakord sepse kemi pasur takim edhe me kryeministrin Hoti”, shtoi Muharremaj.

Muharremaj tha se kërkesat e qeverisë kanë qenë të lirohen bizneset nga taksat, duke paraparë një subvencion prej 200 mijë euro, transmeton Ekonomia Online.

Sipas tij, ne këtë kohë pandemie, bizneset e kanë shumë të vështirë të ngritën sepse do të kenë probleme të mëdha edhe me të hyrat buxhetore.

 “Ne kemi seancë të martën. Kërkesa e qeverisë ka qenë ti lirojmë nga taksat, për bizneset me një subvencion prej 200 mijë eurosh. Bizneset e kanë problem të ia dalin sepse punë nuk ka, do të ketë problem edhe me të hyra”, shtoi ai.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.