Muharremaj flet për Gjykatën Speciale, kemi bërë luftë të drejtë çlirimtare, i sollëm vendit dëme

Pesë vite më parë deputetët e Kuvendit të Kosovës me 82 vota pro i dhanë dritën jeshile ndryshimeve kushtetuese që mundësuan formimin e Dhomave të Specializuara, e njohur ndryshe si Gjykata Speciale.

Kryetari aktual i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, asokohe deputet i Kuvendit të Kosovës, së bashku me deputetët e tjerë të AAK-së, NISMA-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje ishin kundër kësaj gjykate.

Në një intervistë për EkonomiaOnline, Muharremaj thotë se UÇK ka bërë një luftë të drejtë çlirimtare kështu që ne na sjellë dëm kjo gjykatë, por besoj që edhe kjo do të tejkalohet gjë që kemi argument që ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare.

“Unë kam qenë deputet në parlamentin e Kosovës dhe nuk e kam votuar Gjykatën Speciale dhe nuk ka pasur nevojë për Gjykatë Speciale. Kemi bërë një luftë të drejtë çlirimtare kështu që ne na sjellë dëm kjo gjykatë, por besoj që edhe kjo do të tejkalohet gjë që kemi argument që ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare”.

“Ne nuk kemi shkuar për të luftuar në Serbi, por ata kanë ardhur për të luftuar këtu. Qëllimi jonë ka qenë me luftuar për vendin me pas demokraci si të gjithë popujt që jetojnë në Ballkan”.

Asokohe Muharremaj kishte thënë se kjo Gjykatë do të dëmtojë sovranitetin e Kosovës dhe ne si deputet gjendemi para dy zgjidhjeve: të votojmë pro gjykatës speciale të marrim mbi supe një barrë historike që do të mbahemi mend dhe do të gjykohemi nga brezat e ardhshëm dhe zgjidhja e dytë ta refuzojmë krijimin e kësaj gjykate.

Sipas tij deputetët do duhej ta zgjedhin të dytën, thuhet në fjalimin e kryetarit Muharremaj në gusht të vitit 2015, shkruan SuharekaOnline.

Fjalimi i deputetit të AAK-së, Bali Muharremaj / 3 Gusht 2015
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.