Bizneset Vende Pune Ofertat

Muharremaj: Ekipet tona shëndetësore të gatshme ti ndihmojnë Malishevës

Muharremaj: Ekipet tona shëndetësore të gatshme ti ndihmojnë Malishevës

15.10.2023 Suharekë

Afro 160 qytetarë nga Komuna e Malishevës janë helmuar të shtunën pasiqë janë shërbyer me ushqim nga një fast-food.

Lidhur me rastin kanë ndërhyrë edhe institucionet relevante të cilat janë duke u marr me të infektuarit dhe hetimet e mëtutjeshme.

Një numër i tyre janë hospitalizuar dhe janë nën kujdes mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit.

Edhe pse beson që institucionet shëndetësore në Komunën e Malishevës do t’ia dalin me situatën e fundit të helmimit, dhe se me profesionalizëm po punohet në tejkalimin e kësaj situate, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka shprehur gatishmërinë e ekipeve shëndetësore nga Suhareka, t’ju ndihmojnë dhe asistojnë kurdo që e kanë të nevojshme.

Muharremaj ka bërë të ditur se për këtë rast ka biseduar edhe me Kryetarin z.Ekrem Kastrati, duke e shprehur gatshmërinë.

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!
Ballkani nuk gabon, fiton me lehtësi në udhëtim te Malisheva

Ballkani nuk gabon, fiton me lehtësi në udhëtim te Malisheva

Ballkani ka fituar me rezultat 2-0 në udhëtim te Malisheva në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Albi Mall Superligën e Kosoëvs.

Ekipi i Ilir Dajës ka vazhduar serinë e fitoreve duke marrë edhe të pestën radhazi pas triumfit në stadiumin Liman Gegaj.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të mysafirëve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 30-të me anë të Nazmi Gripshit për 0-1, ndërsa Albin Berisha shënoi në minutën e 45-të për 2-0.

Në pjesën e dytë, përsëri mysafirët ishin skuadër më e mirë, me më shumë raste për gol, por pa arritur t’i tundin rrjetat.

Në fakt, Ballkani shënoi në minutën e 89-të me anë të Bleart Tolaj, por goli u anulua për pozitë jashtë loje dhe në fund ndeshja u mbyll me fitoren 2-0.

Pas kësaj fitore, therandasit e shohin veten në pozitën e parë me 35 pikë apo 10 më shumë se Drita e dyta, ndërsa Malisheva renditet e katërta me 20 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Ballkani e pret Fushë Kosovën, ndërsa Malisheva udhëton te Llapi. 

Prokuroria Speciale po e heton kryetarin e Suharekës lidhur me shpronësimin e një prone

Prokuroria Speciale po e heton kryetarin e Suharekës lidhur me shpronësimin e një prone

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës(PSRK) ka konfirmuar se është duke e hetuar Kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj për një rast të dyshuar lidhur me keqpërdorimet gjatë shpronësimit të një prone në Suharekë.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” prokurori special, Milot Krasniqi, i cili tha se bëhet fjalë për një parcelë tek një rrethrrotullim.

“Është për një parcelë te një rreth rrotullim me interes publik në Komunën e Suharekës… jemi duke punuar së bashku me hetuesit”, tha prokurori special Krasniqi.

Aksident i rëndë në Malishevë, ka të lënduar

Aksident i rëndë në Malishevë, ka të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur çaste më parë në Malishevë.

Lajmin e ka bërë të ditur Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe e Shpëtimit.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit, teksa raportohet se dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Më poshtë pamje.

May be an image of 5 people, ambulance and text
May be an image of 4 people, ambulance and car
Luli Market Tjera Rr. Mbreti Agron, Gjinoc,
Kosovë
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
Sigurimi Internacional Sigurime Brigada 123,
Kosovë
New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende23 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë