Muharremaj e Kotorri takim me fermerët për subvencionimin e prodhuesve të qumështit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj së bashku me drejtorin e Bujqësisë, Ardian Kotorri, kanë pritur në takim fermerët të cilët merrem me prodhimin e qumështit. Biseduan veçanërisht për rolin e rëndësishëm që kanë këta fermerë në sektorin e bujqësisë. Po ashtu i njoftuan për planet dhe projektet e komunës për sektorin e bujqësisë […]
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj së bashku me drejtorin e Bujqësisë, Ardian Kotorri, kanë pritur në takim fermerët të cilët merrem me prodhimin e qumështit.
Biseduan veçanërisht për rolin e rëndësishëm që kanë këta fermerë në sektorin e bujqësisë.
Po ashtu i njoftuan për planet dhe projektet e komunës për sektorin e bujqësisë për këtë vit, e që natyrisht ata do të jenë në fokus të veçantë për përkrahje e për subvencione lokale e qendrore.
Fermerët i kanë falënderuar kryetarin Muharremaj dhe drejtorin Kotorri për përkrhaje të vazhdueshme në punën e tyre e që Komuna e Suharekës po e subvencionon qumështin me 3 cent për litër.