Muharremaj dhe Handikos dhuruan karroca dhe shtretër ortopedik, donacion nga Gjermania

15.06.2021

Donacionet nga shtetet mike të Kosovës nuk kanë të ndalur, ku tashmë së fundmi edhe doza të vaksinave kundër COVID-19. Një donacion nga Gjermania së fundmi ka arritur në Suharekë. Një donacion nga shteti mik i Kosovës, Gjermani ka arritur në Suharekë ku janë përfshirë karroca normale si dhe shtretër ortopedik. Kryetari i Komunës së […]

Muharremaj dhe Handikos dhuruan karroca dhe shtretër ortopedik, donacion nga Gjermania Foto: Ilustrim

Donacionet nga shtetet mike të Kosovës nuk kanë të ndalur, ku tashmë së fundmi edhe doza të vaksinave kundër COVID-19.

Një donacion nga Gjermania së fundmi ka arritur në Suharekë.

Një donacion nga shteti mik i Kosovës, Gjermani ka arritur në Suharekë ku janë përfshirë karroca normale si dhe shtretër ortopedik.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj së bashku me ekipin e Handikos-it gjatë ditës së djeshme i kanë dhuruar karrocat dhe shtretërit ortopedik për ata që kanë nevojë.

“Unë po bëj përpjekje që secili prej tyre ti ketë kushtet adekuate për jetesë normale dhe për këtë nuk do ta ndali angazhimin”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.