Muharremaj dhe Halil Kastrati nënshkruajnë kontratë në vlerë prej 2.5 milionë euro

16.02.2021

Komuna e Suharekës dhe Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, sot kanë nënshkruar një kontratë bashkëpunimi. Komuna e Suharekës dhe Shoqata bamirëse ”Jetimat e Ballkanit” gjatë ditës së martë kanë nënshkruar kontratë bashkëpunimi për një projekt në vlerë prej 2.5 milionë euro Gjithashtu nga ky projekt pritet që të hapen 50 vende të reja pune. Njoftimi […]

Muharremaj dhe Halil Kastrati nënshkruajnë kontratë në vlerë prej 2.5 milionë euro Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës dhe Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, sot kanë nënshkruar një kontratë bashkëpunimi.

Komuna e Suharekës dhe Shoqata bamirëse ”Jetimat e Ballkanit” gjatë ditës së martë kanë nënshkruar kontratë bashkëpunimi për një projekt në vlerë prej 2.5 milionë euro

Gjithashtu nga ky projekt pritet që të hapen 50 vende të reja pune.

Njoftimi i plotë:

2.5 milion euro është vlera e projektit të ri nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ku do të ndërtohet një therrtore e cila do të mbetet në shërbim të kësaj shoqate dhe në shërbim të qytetarëve.

Sot u nënshkrua kontrata mes Komunës së Suharekës dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” ku do të krijohen 50 vende të reja pune.

Ne angazhimin dhe punën nuk e ndalim derisa të rregullohet jeta dhe mirëqenia e qytetarëve.