Muharremaj: Deri më tani janë shëruar 32 qytetarë të Suharekës, mbesin edhe 4 pozitiv

Nga të gjitha kontaktet e gjurmuara në Komunën e Suharekës sot janë marr 22 mostra nga QRSHP në Prizren, ku të gjitha kanë rezultuar negativ për covid-19 dhe 19 pacientë janë shëruar plotësisht.

Komuna e Suharekës deri më sot ka numëruar gjithsej 37 raste me covid-19, ku fatkeqësisht njëri ka vdekur.

Në një prononcim përmes telefonit për SuharekaOnline kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se ne sot kemi 32 qytetarë të shëruar.

Muharremaj gjithashtu ka treguar se ende mbeten 4 raste pozitive, 3 prej tyre pacientë të repartit të hemodializës në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Megjithëse kanë mbetur edhe 4 raste të izoluara Muharremaj e sheh shqetësuese fluksin e madh të qytetarëve, me ç’rast ai ka apeluar që të shmangen daljet e panevojshme, të respektohen udhëzimet e institutit dhe respektimi i orarit të lëvizjes.

“Edhe kjo javë për neve është shumë me rëndësi. Nuk ka vend për kënaqësi. Masat duhet që të vazhdojnë edhe tutje. Numri ka mundësi që të rritet, por nëse i respektojmë masat, numrat mund edhe më tutje të zvogëlohen”, tha ai për SuharekaOnline.

Nga apeli që kam bërë të hënën te komandanti i policisë, nga sot ka filluar patrullimi dhe kontrollimi i lëvizjes së qytetarëve për të mirën e tyre, ka përfunduar Muharremaj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.