Muharremaj: Dëmet nga breshëri kapin shumën rreth 400 mijë euro

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se temë diskutimi ishte ndihma që do duhej t’iu jepej zjarrfikësve të Prizrenit, duke thënë se ka pasur vërshime.

I pari i Suharekës ka thënë se dëmet në fshatin Nëpërbisht të kësaj komune kapin shifrën e 400 mijë eurove.

“Unë kam biseduar që me ju dalë në ndihmë edhe zjarrfikësve në Prizren sepse kanë pasur vërshime. Me ato çka kemi do t’i ndihmojmë bujqit, mbi 400 mijë euro dëme janë vetëm në Nëpërbisht dhe duhet të shihen edhe dëmet tjera”, ka thënë kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

LEXO EDHE:  Publikohet lista e laboratorëve privatë që do të kryejnë teste për COVID-19, asnjë nga Suhareka!

Ndryshe kujtojmë se sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka vizituar fshatin Nëpërbisht të Suharekës që u dëmtua nga reshjet e dy ditëve të fundit.

Ai atje bashkë me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa dhe kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, iu premtuan bujqve përkrahje financiare në kompensimin e dëmeve.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.