Muharremaj: Cilësia e punëve të praktikohet në secilin projekt, në të kundërtën nuk do të pranohet asnjëri projekt

Muharremaj: Cilësia e punëve të praktikohet në secilin projekt, në të kundërtën nuk do të pranohet asnjëri projekt

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, sot që në orët e para të ditës ka takuar mbikqyrësit e projekteve.


Ai, ka kërkuar nga ata që cilësia e punëve të praktikohet në secilin projekt, në të kundërtën nuk do të pranohet teknikisht asnjëri projekt.


Punët janë duke vazhduar në disa fshtra, në projekte të ndryshme.
Drejtori i Shërbimeve Publike Enver Shabani dhe mbikqyrësit e projekteve të kësaj drejtorie e kanë njoftuar kryetarin Muharremaj, me punët që po vazhdojnë në terren dhe me projektet që do të fillojnë shumë shpejt.


Kryetari ka kërkuar që të angazhohen më shumë në terren, të mbikqyrin projektet dhe të kenë kujdes që çdo punë të kryhet ashtu siç e parasheh kontrata. Të mos ketë vonesa gjatë kryerjës së punimeve dhe ato të jenë sa më cilësore. 


Ata, janë zotuar se do të jenë çdo ditë afër vendpunimeve dhe nuk do të ketë tolerime në aspektin e cilësisë.

RAPORTO