Tani më kemi hyrë në muajin Korrik, ku temperaturat qdo herë e më shumë rriten dhe rreziku më i madh është për zjarret fushore.
Kryetari Muharremaj ka bërë një apel për qytetarët e Komunës së Suharekës për mos ndezje të zjarreve fushore dhe që të kenë kujdes sa më të madh.
Pasi që jemi në muajt e temperaturave të larta dhe thatësisë së theksuar, ekziston mundësia e shpërthimit të zjarreve në teren, dhe e përhapjes së shpejtë e të pakontrolluar të zjarrëve.
Apelojmë te qytetarët e Komunës së Suharekës që në këtë kohë të mos shkaktojnë zjarre në ambient të hapur, duke i ndezur hamulloret (serrnishtet) në fushë dhe duke u bërë shkaktar të përhapjes së zjarreve edhe në pyje të cilat janë të kufizuara me ara të korrura.
Pronarët, shfrytëzuesit e objekteve, pjesëve të objekteve dhe hapësirave, si dhe çdo person i cili e vëren rrezikun e drejtpërdrejtë nga shkaktimi i zjarrit, ose e vëren zjarrin, është i obliguar ta mënjanoj rrezikun, respektivisht ta fikë zjarrin.
Nëse nuk mund ta bëjë këtë vetëm, është i obliguar të informoj stacionin më të afërm të zjarrëfikjes dhe shpëtimit, stacionin më të afërt policor, apo qendrën operative emergjente me numrin 112.
Çdo person që do të. evidentohet si shkaktar i qëllimshëm i zjarrit, do të ndëshkohet dhe do të ndërmerren masa Ligjore.
Kërkojmë nga qytetarët që gjatë kësaj kohe në çdo situate, ti ikin përdorimit të flakës së hapur, pirjes së duhanit gjatë punëve fushore dhe ndezjes së mbeturinave nëpër prona private,dhe në pyje.
Nëpër të gjitha institucionet, ndërmarrjet punuese, pompat e benzinës dhe vende ku depozitohen karburante dhe mjete tjera ndezëse, të rritet gadishmëria, të kontrollohen pajisjet për mbrojtje nga zjarri si hidrantët për fikjen e zjarrit dhe aparatura për fikjen e zjarrit të jenë gjithmonë të përdorshme në ruajtjen e pasurisë dhe jetës së njerëzve.
