I pari i komunës, Bali Muharremaj e ka prioritet këtë gjë dhe vazhdimisht është në teren dhe interesohet rreth ambinetit sa më të pastër.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen për mjedisin e pastër, duke shmangur hedhjen e mbeturinave në vende të jo të destinuara për to.

“Me dashtë vendin do të thotë edhe mos me hedhë mbeturina dhe me mbajt ambientin pastër”, ka theksuar Muharremaj, teksa ka vlerësuar punën e përditshme të punëtorëve të shërbimit të pastrimit, të cilët sipas tij kujdesen çdo ditë “që ti përmirësojnë gabimet e atyre që e dëmtojnë ambientin”.

https://www.facebook.com/balimuharremaj1/videos/1068074211267207

Përmes një shkrimi krahas një video në rrjetet sociale ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të ndërgjegjshëm për ndikimin që kanë veprimet e tyre.

“Andaj mos hidhni mbeturina. Ju lutem”, thuhet në apelin e kryetarit Muharremaj për qytetarët e Suharekës.