Muharremaj: 83 raste me COVID-19 të identifikuar në Suharekë, 24 ende aktive

I ftuar në Klan Kosova, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ndër tjera ka folur edhe për situatën me COVID-19.

Muharemaj ka bërë të ditur se deri tani në Suharekë janë identifikuar 83 raste, ku prej tyre 24 raste janë aktive dhe të infektuarit të tjerë janë shëruar.

“Të gjitha rastet që janë shfaqur kanë qenë raste kontakti nga komunat tjera. Deri tani gjendja është stabile në komunën tonë.

Ndërsa jemi duke përgatitur një repart të vogël ku duhet të kemi disa shtretër nëse përkeqësohet situata” ka shtuar Muharremaj.

“Deri tani nuk kemi kërkuar ndihma nga qeveri për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi. E kemi shfrytëzuar një fond nga diaspora dhe nga bizneset e Suharekës. Ata na kanë ndihmuar në dezinfektimin e fshatrave dhe në shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.