Muharremaj: 100 familje skamnore i kemi bërë me shtëpi të reja, familjeve të dëshmorëve kemi dhënë banesa

30.06.2021

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se në Komunën e Suharekës familjeve skamnore u janë ndërtuar shtëpi të reja. Muharremaj ka thënë se përgjatë këtyre 4 viteve ka pasur 10 milionë euro donacione, duke thënë se 100 familjeve skamnore i kemi bërë me shtëpi të reja dhe se familjeve të dëshmorëve u […]

Muharremaj: 100 familje skamnore i kemi bërë me shtëpi të reja, familjeve të dëshmorëve kemi dhënë banesa Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se në Komunën e Suharekës familjeve skamnore u janë ndërtuar shtëpi të reja.

Muharremaj ka thënë se përgjatë këtyre 4 viteve ka pasur 10 milionë euro donacione, duke thënë se 100 familjeve skamnore i kemi bërë me shtëpi të reja dhe se familjeve të dëshmorëve u kanë dhënë banesa.

Kështu ka thënë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në një intervistë në RTV Dukagjini.

“Falënderoj donatorët, pasi që kemi pasë përgjatë këtyre 4 viteve kemi pasur 10 milionë euro donacione, buxhetin për 4 vite 12 milionë euro, por donacione kemi pasur rreth 10 milionë euro, i kemi bërë 100 familjeve skamnore shtëpi të reja, familjeve të dëshmorëve kemi dhënë banesa, kemi dhënë minoriteteve në bashkëpunim me ministrinë e Komuniteteve dikun rreth 9 shtëpi.

Kështu që unë besoj që Suhareka është mirë, por ka mundësi çdo herë me qenë ma mirë”, ka thënë Muharremaj.

Po ashtu ai ka thënë se kanë ndërtuar një zonë (park) industrial, e që për këtë Muharremaj thotë se është më i miri në Kosovë.