MSh e IKShPK thonë se 16 raste aktive janë në Suharekë, nënkryetarja e Komunës thotë se janë vetëm 4 të tilla

03.06.2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë si pasojë e virusit SARS-COV-2. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 18 raste të reja të infektuara me këtë virus. Brenda 24 ore janë kryer 2,325 teste, ndërsa gjithsej teste të kryera janë 616,415. Gjatë 24 orëve janë shëruar 239 pacientë, ndërsa numri total […]

MSh e IKShPK thonë se 16 raste aktive janë në Suharekë, nënkryetarja e Komunës thotë se janë vetëm 4 të tilla Foto: Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë si pasojë e virusit SARS-COV-2.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 18 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Brenda 24 ore janë kryer 2,325 teste, ndërsa gjithsej teste të kryera janë 616,415.

Gjatë 24 orëve janë shëruar 239 pacientë, ndërsa numri total i të shëruarve nga COVID-19 në Kosovë është 103,143.

Nga 239 të shëruar në Kosovë, një prej tyre është nga Suhareka, kështu bëhet e ditur në raport.

Ndërsa në total numri i rasteve aktive në Republikën e Kosovës është 1.822, prej të cilave 16 prej tyre janë nga Komuna e Suharekës.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Ndërsa në takimin e sigurisë lokale në Komunën e Suharekës, nënkryetarja e kësaj komune, Mihrije Suka derisa ishte duke i numëruar rastet me COVID-19, ajo theksoi se vetëm 4 raste me COVID-19 janë aktive.

“Gjendja e sigurisë në Komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë. Kryesuesja e takimit znj. MihrijeSuka, nënkryetare e Komunës, ka numëruar rastet me Covid-19, ku janë 1580 të prekur, 1496 të shëruar, 80 vdekje, kurse vetëm 4 raste janë aktive”, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës.