Moti sot në Suharekë, rikthehen temperaturat e larta

Java që po vjen do ta rikthejë të nxehtit afrikan mbi vendin tonë.

Kjo javë do të karakterizohet nga një valë e të nxehtit nga Afrika veriore që do të shtrihet mbi Mesdhe dhe mbi rajonin tonë, ndërkohë fusha të presionit të lartë që do të formohen mbi rajonin e Mesdheut do të kushtëzojnë mot stabil, të nxehtë, me kthjellime dhe me intervale të gjata me diell.

Gjatë kësaj jave në Suharekë temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje të theksuar mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 18C, e maksimalet do të rriten nga 26C, të hënën deri në 34C, në pjesën e dytë të javës.

Do të fryj erë mesatare nga krahu verior 2-3m/s, e nga e mërkura nga jugu-jugperëndimi 1-4m/s. Shtypja atmosferike do të do të shënojë ngritje të lehtë mbi vlera normale.

RAPORTO