Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 17 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sa i përket fushave barike ato janë në rritje dhe kështu do të vazhdojnë, duke krijuar një situatë stabile meteorologjike. Temperaturat minimale do të ulen deri në -1 gradë Celsius derisa në shtresat përdhese do të ketë ngrica të lehta të cilat për ngasësit e trafikut do të krijojnë vështirësi.

Mjegull parashihet të ketë në ultësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 10 gradë Celsius.