Moti sot në Suharekë, kështu priten të jenë temperaturat

10.01.2020

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat më të theksuara paraqiten ditën e shtune. Në mëngjes do të ketë ngrica dhe mjegull të lehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet […]

Moti sot në Suharekë, kështu priten të jenë temperaturat Foto: Ilustrim

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat më të theksuara paraqiten ditën e shtune. Në mëngjes do të ketë ngrica dhe mjegull të lehtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. Reshje shiu nuk parashihet të ketë, përpos riga të dobëta dhe të izoluara në disa pjesë të vendit, kryesisht në jug dhe juglindje.

Bazuar në këtë situatë meteorologjike ditën e premte cilësia e ajrit do të jetë në vlerat e pashëndetshme, derisa të shtunën pritet përmirësim i vogël, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.