Moti nesër në Suharekë, kështu priten të jenë temperaturat

03.12.2019

Nesër në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, por i ftohtë, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Në mëngjes në ultësira parashihet të krijohet mjegulla dhe ngricat. Ngrica më shumë parashihet të ketë përgjatë relievit kodrinorë-malor. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa […]

Moti nesër në Suharekë, kështu priten të jenë temperaturat Foto: Ilustrim

Nesër në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, por i ftohtë, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Në mëngjes në ultësira parashihet të krijohet mjegulla dhe ngricat. Ngrica më shumë parashihet të ketë përgjatë relievit kodrinorë-malor.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, njofton IHMK.

Sipas IHMK’së, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.