Moti i ligë vështirëson qarkullimin e qytetarëve në rrugën “Dëshmorët Bytyqi”

Gjatë ditës së djeshme kanë filluar reshjet e shiut, ku edhe sot vazhdojnë pothuajse me intensitet të njejtë në Komunën e Suharekës.

E si pasojë e këtyre reshjeve është vështirësuar edhe qarkullimi i banorëve në rrugën “Dëshmorët Bytyqi” në fshatin Shirokë të Suharekës, ku shihet se banorët nuk e kanë të lehtë të kalojnë në këtë rrugë.

Një lexuese ka dërguar disa foto në redaksinë e SuharekaOnline, ku shihet një fëmijë derisa kalon në këtë rrugë, ku kjo rrugë është e mbuluar me ujë.