Lëvizja Vetëvendosje dega në Therandë përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për mostransparencën e Komunës së Therandës në kontratën për ndërtimin e rrugëve lokale.
“Një nga metodat të cilat i përdorin qeverisjet e korruptuara është mostransprenca e plotë rreth procedurave konkurese që zhvillohen rreth një kontrate publike”.
Komuna Therandës më datë 22.10.2019 ka publikar njoftimin për kontratën “NDËRTIMI I RRUGËVE LOKALE NË KOMUNË 9 LLOT PJESË – VAZHDIM”, kjo kontratë është nënshkuar më datë 18.11.2019, sipas kësaj kontrate parashihet ndërtimi i rrugëve lokale në 9 fshatra, Nepërbishtë, Sllapuzhan, Stravuqinë, Sopijë, Savrovë, Shirokë, Tërrnje, Vraniq, Samadraxhë.
Është shqetësues fakti që në asnjërën nga këto 9 kontrata nuk shkruan emri i rrugës që do të ndërtohet në këto fshatra, madje emri i rrugës që do të ndërtohet nuk shkruan as në paramasë, përkundër faktit që tashmë çdo rrugë lokale në secilin fshat ka emër.
Kjo mostransparencë nga ana e Komunës së Therandës paraqet problem si për operatorët ekonomik që ofertojnë ashtu edhe për banorët e këtyre fshtrave. Kjo mostransparencë lenë të hapur mundësinë që të ndërrohen rrugët e planifikuara për ndërtim, e t’u përshtaten për qëllime elektorale partisë e cila qeverisë në Komunën e Therandës.




