Mosrespektimi i distancës sociale në mes të tavolinave, dënohet me 200€ një restorant në Suharekë

10.03.2021

Marshimet në sheshe, tubimet në restorante, takimet në oda e shtëpi private, ku numri i pjesëmarrësve ka kaluar limitet e masave të aplikuar për parandalimin e përhapjes së pandemisë dhe mos mbajtja e distancës ishin disa nga shkeljet që ishin bërë gjatë fushatës zgjedhore para pak javësh. E pamë që ligji nuk vlejti njëjtë edhe […]

Mosrespektimi i distancës sociale në mes të tavolinave, dënohet me 200€ një restorant në Suharekë Foto: Ilustrim

Marshimet në sheshe, tubimet në restorante, takimet në oda e shtëpi private, ku numri i pjesëmarrësve ka kaluar limitet e masave të aplikuar për parandalimin e përhapjes së pandemisë dhe mos mbajtja e distancës ishin disa nga shkeljet që ishin bërë gjatë fushatës zgjedhore para pak javësh.

E pamë që ligji nuk vlejti njëjtë edhe për përfaqësuesit e partive politike në Kosovë të cilat çdo natë, mbushën odat, sallat, e vende të tjera me qytetarë për t’i mobilizuar për zgjedhje.

Vetëm të mërkurën janë shënuar 6 raste të vdekjes dhe 529 pozitive nga COVID-19 ku sipas qytetarëve ishin partitë politike ato që kontribuan në shtimin e rasteve më Covid-19 përmes organizimeve, duke mos respektuar aspak masat për parandalimin e kësaj pandemie, ndërsa qytetarët dhe bizneset janë ata që nuk po kursehen aspak nga gjobat.

Një gjobë prej 200€ e ka marr të hënën me 8 mars një restorant në Komunën e Suharekës nga Inspektorati Sanitar i Kosovës, me arsyetimin se nuk është respektuar distanca sociale në mes të tavolinave e që sipas tyre kjo bie ndesh me ligjin 07/006-L neni 24 paragrafi 4, ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Ky rast e tregon më së mirë se në zbatimin e këtij ligji po përdoret standart i dyfishtë, për çka kishte reaguar edhe shoqata e gastronomëve ku sipas tyre ironia e gjithë kësaj situate të shkaktuar, shpaloset tash kur vjen në shprehje interesi i klasës tonë politike.

Kjo klasë politike, tani na tregon që virusi mund të luftohet edhe ndryshe; me mbajtje të aktiviteteve publike, grumbullim deri në 30 persona në ambiente të mbyllura, 50 persona në ato të hapura (bile në disa raste shumë më shumë se kaq), dhe respektim aty këtu të mbajtjes së maskave dhe distancës. Mesa duket për fushata zgjedhore, vendimet mund të përshtaten e të dizajnohen sipas po këtij interesi!