Mospërputhje të votave të subjekteve politike me të kandidatëve, rinumërohet një vendvotim në Suharekë

25.10.2021

Zëdhësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se nga rinumërimi i 45 vendvotimeve, 8 prej tyre janë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 35 vendvotimeve të Zgjedhjeve për Kuvende Komunale. Gjithashtu Elezi ka bërë të ditur se në mesin e 35 vendvotimeve për kuvende komunale, do të rinumërohet edhe një vendvotim nga […]

Mospërputhje të votave të subjekteve politike me të kandidatëve, rinumërohet një vendvotim në Suharekë Foto: Qendra e Votimit Gjimnazi "Jeta e Re"

Zëdhësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se nga rinumërimi i 45 vendvotimeve, 8 prej tyre janë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 35 vendvotimeve të Zgjedhjeve për Kuvende Komunale.

Gjithashtu Elezi ka bërë të ditur se në mesin e 35 vendvotimeve për kuvende komunale, do të rinumërohet edhe një vendvotim nga Komuna e Suharekës.

Sipas tij ky vendvotim do të rinumërohet pasiqë gjatë procesit të hetimit të formularëve të rezultateve i njëjti nuk ka mundur të regjistrohet si i rregullt, pasi ka pasur mospërputhje të votave të subjekteve politike me të kandidatëve apo ngatërrim të kategorive të fletvotimeve.

Prandaj, përmes rinumërimit do të evidentohet gjendja e saktë brenda këtyre kutive të votimit.

Pas përfundimit të procesit për këto 43 vendvotime, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta. Besojmë që ky proces do të përmbyllet gjatë ditës së martë. Kjo do t’i hapte rrugë KQZ-së për të shpallur rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave.