Mos respektimi i masave anti-covid, Policia e Suharekës shqipton 102 gjoba brenda dy jave

25.02.2021

Kështu është bërë e ditur nga komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj në takimin e sigurisë lokale të mbajtur këtë të enjte. Gjendja e sigurisë në Komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë. Kryesuesja e takimit znj. Mihrije Suka, nënkryetare e […]

Mos respektimi i masave anti-covid, Policia e Suharekës shqipton 102 gjoba brenda dy jave Foto: Ilustrim

Kështu është bërë e ditur nga komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj në takimin e sigurisë lokale të mbajtur këtë të enjte.

Gjendja e sigurisë në Komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë.

Kryesuesja e takimit znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, ka numëruar rastet me Covid-19, ku janë 1151 të prekur, 732 të shëruar, 57 vdekje, kurse 362 raste janë aktive.

Ajo njoftoi gjithashtu edhe për aktivitetet e tjera që kanë ndodhur në Komunën e Suharekës gjatë dy javëve të fundit. Kurse Kapiten Afrim Sylaj, komandant i Stacionit Policor në Suharekë, gjatë raportimit për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të fundit ka thënë se kanë ndodhur 6 aksidente trafiku, 7 vjedhje, 1 rast shantazhi, 2 lëndime aksidentale, 1 rast falsifikim i parasë, 2 raste të dhunës në familje, 1 kanosje, 1 armëmbajtje pa leje, 1 pengim i personit zyrtar dhe 1 rast tentim vetëvrasje.

Kapiteni Sylaj gjithashtu bëri të ditur se janë shqiptuar 102 tiketa anti-covid dhe 250 tiketa për kundërvajtje në trafik.