MKRS-ja investime milionëshe në Suharekë

30.07.2020

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës Driton Selmanaj gjatë ditës së sotme kanë vizituar Komunën e Suharekës. Fillimisht ata janë pritur në takim nga i pari i Komunës, Bali Muharremaj në zyrat e komunës ku kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për projektet që MKRS do t’i financojë […]

MKRS-ja investime milionëshe në Suharekë Foto: Ilustrim

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës Driton Selmanaj gjatë ditës së sotme kanë vizituar Komunën e Suharekës.

Fillimisht ata janë pritur në takim nga i pari i Komunës, Bali Muharremaj në zyrat e komunës ku kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për projektet që MKRS do t’i financojë në këtë komunë.

“Sapo nënshkruam një memorandum për ndërtimin e shtëpisë së Kulturës, me emrin Ukë Bytyçi vlera e kësaj shtëpie është mbi 3.4 milionë euro, ku sot është nënshkruam memorandumi me 2.6 milionë euro për të filluar punimet përfundimtare për këtë shtëpi.

Gjithashtu sot po fillojmë edhe një stadium në fshatin Studenqan që është një kërkesë e kamotshme. Po ashtu do ta vizitojmë edhe stadiumin e qytetit Ballkanit të Suharekës dhe aty do të ketë investime sipas ministres në vlerë prej 200 mijë euro”, deklaroi Muharremaj.

“Ne si MKRS bashkëpunojmë me të gjitha komunat. Një bashkëpunim të shkëlqyer kemi edhe me Komunën e Suharekës. Me kryetarin sapo e nënshkruam një memorandum bashkëpunimi i cili është i një rëndësie shumë të madhe jo vetëm për qytetarët e Suharekës por edhe për tërë Kosovën.

Kur e dimë që Suhareka ka një trashëgimi shumë të madhe në pjesën e kulturës, në valle dhe në pjesën e teatrit ose dramës ku kemi njerëz të cilët janë të cituar të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm”, tha Dumoshi.