Mjeku nga Suhareka që po merret me coronavirusin në Gjermani: Duke mbrojtur vetën, mbroni të tjerët!

31.03.2020

Mjeku kosovar nga Gelanca e Suharekës që po merret me coronavirusin në Gjermani, Dr.Rilind Zenelaj specializant i vitit të gjashtë në Kirurgjinë Abdominale në një intervistë nga spitali Zythart Klinikum në Gjermani gjendjen me covid-19 e ka cilësuar si serioze, qe besa edhe vdekjeprurëse. Vet fakti që në botë kemi 741 mijë raste të konfirmuara […]

Mjeku nga Suhareka që po merret me coronavirusin në Gjermani: Duke mbrojtur vetën, mbroni të tjerët! Foto: Ilustrim

Mjeku kosovar nga Gelanca e Suharekës që po merret me coronavirusin në Gjermani, Dr.Rilind Zenelaj specializant i vitit të gjashtë në Kirurgjinë Abdominale në një intervistë nga spitali Zythart Klinikum në Gjermani gjendjen me covid-19 e ka cilësuar si serioze, qe besa edhe vdekjeprurëse.

Vet fakti që në botë kemi 741 mijë raste të konfirmuara me covid-19 dhe mbi 35 mijë raste që kanë përfunduar me vdekje tregon se sa me seriozitet duhet të merret kjo pandemi, ka thënë Zenalaj në një intervistë për reporterin.

Sa i përket gjendjes në Gjermani duke u bazuar në statistikat e qendrës për coronavirus të Universitetit John Hopkins, kemi 64 mijë raste të konfirmuara me covid-19, prej të cilave 560 kanë përfunduar me vdekje dhe 9200 raste që janë shëruar nga ky infeksion.

Në spitalin ku Dr.Rilind Zenelaj punon janë dy raste me covid-19 të cilët janë nevojë për terapi intensive ndërsa numri i të infektuarëve është më i lartë, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka treguar se për fat të mirë në spitalin ku ai punon ka shqiptar të paraqitur si të infektuar me covid-19.

Madje ai ka dhënë edhe një parashikim për gjendjen në Kosovë duke llogaritur kështu se nëse për më pak se 3 javë numri i pacientëve me covid-19 është afër 100  mund të paramendohet se ky numër do të rritet shumë shpejt, pra ekziston rreziku që ky numër të rritet shumë shumë shpejt.

Zenelaj gjithashtu ka vlerësuar edhe punën e institucioneve përkatëse ku sipas mendimit të tij janë duke e bërë një punë të shkëlqyer për parandalimin e përhapjes së këtij vrastari nanometrik.

Masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë, përfillja e rekomandimeve të IKSHPK-së, mbyllja e vendeve ku grumbullohen njerëzit, aktivizimi i policisë, puna e palodhshme e mjekëve dhe infermierëve dhe e plotë të tjerëve që po ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së këtij virusi, është vërtetë për t’u përshëndetur.

Dr.Rilind Zenelaj ka apeluar tek të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim kategorie që të sillen me maturi në këtë situatë, që të lëjnë anash inatet politike, pasiqë një jetë e njeriut ka vlerë të madhe. Prandaj ju kisha lut, kujdes nga takimet në grupe, sepse mund të jesh bartës i virusit por mos të kesh shenja të sëmundjes. Porosia ime është e njëjtë me rekomandimet e IKSHPK-së: Shmangni takimet në turmë, respektoni distancën 2 metra, qëndroni në shtëpi, ka shtuar ai.

Duke mbrojtur vetën, mbroni të tjerët!