Mirëqenia e komuniteteve, Muharremaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me OJQ “Nevo Koncepti”

Mirëqenia e komuniteteve, Muharremaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me OJQ “Nevo Koncepti”

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur sot në takim përfaqësues të OJQ “Nevo Koncepti” me ç’ras ka nënshkruar Marrëveshje të Bashkëpunimit.

Marrëveshja është në nënshkruar nga kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj dhe drejtori ekzekutiv i kësaj organizate z.Osman Osmani.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është arritja e mirëkuptimit për bashkëpunim të gjerë e të përbashkët për përkrahjen e veprimeve për të cilat palët nënshkruese do t’i ndërmarrin për aktivitetet e projektit “Prospect 3”, në fushën e arsimit, integrimit ekonomik dhe në fushën e shëndetësisë dhe të çështjeve sociale në dy qendra mësimore të komuniteteve në këto dy shkolla:

1. Leshan- SHFMU “V.P.Shkodrani
2. Gelancë- SHFMU “Drita”

Kryetari Muharremaj u ka thënë mysafirëve se çdo herë ka qenë dhe është i gatshëm t’i përkrahë idetë e komuniteteve që jetojnë në Komunën e Suharekës, duke theksuar se ka bashkëpunim të mirë me përfaqësuesit e këtyre komuniteteve.

RAPORTO