Ky tender ka për qëllim sigurimin e një shërbimi të mirë dhe të vazhdueshëm për të gjitha objektet komunale.
Me anë të këtij tenderi, synohet të sigurohet që të gjitha ndërtesat administrative të jenë në gjendje të mirë dhe të funksionojnë në mënyrë efikase. Kjo do të kontribuojë në një shërbim më të mirë për qytetarët dhe do të ndikojë pozitivisht në imazhin e komunës.
Sipas njoftimit të komunës, tenderi përfshin një gamë të gjerë shërbimesh mirëmbajtje, duke përfshirë:
Mirëmbajtje të rregullt: Përfshin pastrimin e objekteve nën menaxhimin e Komunës së Suharekës: objekti i komunës, QKMF, palestra, shtëpia e kulturës dhe të ngjashmen në total 27,931.62 m/2.
Mirëmbajtje e jashtme: Përfshin mirëmbajtjen e oborreve, parkingjeve, hapësirave të gjelbruara etj.
Operatorët Ekonomik duhet të ketë minimum:
– një (1) automjetë me korpë për pastrimin e xhamave të hapsirës së jashtme të objekteve,
– nje (1) vetur pikap ose te ngjashem per bartjen e materialit te pastrimit,
– nje (1) makin per larjen e pllakave,
– nje (1) makin per thithjen e ujit,
– dy (2) makina per larjen dhe terjen e dyshemeve (me akumulator ose me rryme), nj (1) makin per larjen e tepihave dhe thithjen e ujit
Gjithashtu duhet të ofroj staf prej së paku 15 punëtorëve që do të angazhojë për shërbimet e pastrimit në të gjitha objektet, ndërsa 4 prej tyre duhet të jenë të certifikuar për mbrojtjen fillestare nga zjarri.
| A | A. POZICIONI | ||
| 1 | Objekti i Komunës- Sipërfaqet e hapësirave të mbrendshme. | m² | 2,627.79 |
| 2 | Objekti i Komunës- Sipërfaqet e jashtme pa hapsirat e gjelbëruara. | m² | 2,916.23 |
| 3 | Objekti i Komunës- Sipërfaqet e gjelbëruara. | m² | 1,523.04 |
| 4 | Objekti i Shtepis se kultures- Sipërfaqet e hapësirave të mbrendshme,( Perdhesa 3000 m2 ,Kati par 2600 m2, Taracat e mbrendshme të shfrytezuara 2600 m2, bodrum 3000 m2 . | m² | 11,200.00 |
| 5 | Objekti i Shtepis se Kultures – Sipërfaqet e jashtme pa hapsirat e gjelbëruara , plato për levizje të këmbësorëve 1500 m2, parking të jashtëm 1000 m2 . | m² | 2,500.00 |
| 6 | Objekti i QSHQ – Sipërfaqet e hapësirave të mbrendshme. | m² | 245.00 |
| 7 | Palestra sportive- Sipërfaqet hapësirave të mbrendshme | m² | 2,296.73 |
| 8 | Palestra sportive- Sipërfaqet e jashtme pa hapësirat e gjelbëruara | m² | 1,377.27 |
| 9 | Palestra sportive- Sipërfaqet e gjelbëruara | m² | 587.72 |
| 10 | QPS- Sipërfaqet e hapësirave të mbrendshme | m² | 170 |
| 11 | QPS- Sipërfaqet e jashtme pa hapësirat e gjelbëruara. | m² | 119.8 |
| 12 | Bibloteka e qytetit- Sipërfaqet e hapësirave të mbrendshme. | m² | 1,547.40 |
| 13 | Bibloteka e qytetit- Sipëperfaqet e jashtme pa hapsirat e gjelbëruara. | m² | 540.64 |
| 14 | Qendrimi ditor për të moshuar-Siperfaqe e mbrendshme | m² | 280.00 |
| 15 | Pastrimi i sipërfaqeve të mbrendshme dhe të jashtme njësia e zjarrfiksave. | m² | 119.31 |
| 16 | Sherbime me kran – korpë . | ore | 1 |
| 17 | QKMF-Sipërfaqet e hapësirave të mbrendshme. | m² | 2,146.71 |
| 18 | QKMF-Sipërfaqet e jashtme pa hapsirat e gjelbëruara. | m² | 928.5 |
| 19 | QKMF-Sipërfaqet e jashtme hapsirat e gjelbëruara | m² | 3,112.70 |
| 27,931.62 |
Për këtë aktivitet prokurimi Komuna e Suharekës ka zotuar 95,000.00 euro.