Ministria e Tregtisë së shpejti me listë për bizneset që u lejohet qarkullimi gjatë karantinës

Vendosja e qyteteve në karantinë ka krijuar shumë paqartësi tek biznesnet të cilat doemos veprimtarinë e tyre e shtrijnë në tërë Kosovën.
Gjatë ditës Komuna e Suharekës ka bërë të ditur se qytetarët dhe bizneset kërkesat duhet t’i adresojnë në shtabet emergjente komunale.
Qendra Operative në Ministrinë e Brendshme dhe Administratës Publike kërkon që tё gjitha kërkesat e qytetarëve të trajtohen nga ana e Shtabeve Emergjente Komunale dhe pastaj nga aty të komunikohen tek Qendra Operative për trajtim të mëtutjeshëm.
Kjo pra, nënkupton edhe nëse duhet tё komunikohet me Qendrën Operative të MPBAP-së, ai komunikim duhet të bëhet nga Komunat e jo nga bizneset ose qytetarët.
I kontaktuar nga SuharekaOnline Drejtori për Administratë në Komunën e Suharekës, Driton Maliqaj, ka thënë se neve do të shqyrtojmë dhe do të mbledhim secilën kërkesë nga secili qytetarë dhe biznes i komunës tonë.
“Gjithashtu kuptohet që situata ka krijuar paqartësi mirëpo sipas informacionieve pritet që së shpejti Ministria e Tregtisë të dal me një listë të bizneseve që u lejohet qarkullimi edhe në qytetet që gjenden në karantinë, por për momentin ende asgjë nuk kemi zyrtare” ka shtuar ai.