Ministria e Shëndetësisë merr vendim që këto fshatra të Suharekës të shpallen vatra të përhapjes së infeksionit

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka marrë vendim që fshatrat e Komunës së Suharekës si: Vraniq, Bukosh, Krushicë e Poshtme, Reshtan, dhe Rruga “Ramiz Sadiku” të shpallen vatra të përhapjes së infeksionit.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Sipas këtij vendimi obligohen të gjithë banorët ti respektojnë masat, sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Kryetari Muharremaj ka bërë të ditur se në Reshtan nuk ka asnjë rast.

Prandaj Muharremaj ka thënë se është gabim që Reshtani është theksuar si vatër e përhapjes së infeksionit për momentin.

“Të dhënat për të prekurit që janë publikuar në atë zonë, janë në Rrugën “Skenderbeu” në Suharekë. Prandaj e ftoj Ministrinë e Shëndetësisë që ta përmisoj vendimin”, ka theksuar ai.

Njoftimi i plotë:

Minsitria e Shëndetësisë na ka njoftuar se ka marrë vendim që fshatrat e Komunës së Suharekës si: Vraniq, Bukosh,Krushicë e Poshtme, Reshtan, dhe Rruga “Ramiz Sadiku” të shpallen vatra të përhapjes së infeksionit.

Sipas këtij vendimi obligohen të gjithë banorët ti respektojnë masat, sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ju informoj gjithashtu se në Reshtan nuk ka asnjë rast.
Prandaj është gabim që Reshtani është theksuar si vatër e përhapjes së infeksionit për momentin.

Të dhënat për të prekurit që janë publikuar në atë zonë, janë në Rrugën “Skenderbeu” në Suharekë. Prandaj e ftoj Ministrinë e Shëndetësisë që ta përmisoj vendimin.

Ndërkohë, qytetarë të Komunë së Therandës ju ftoj që të rrini në shtëpi dhe ti respektoni rregullat e caktuara nga institucionet shëndetësore.

RAPORTO