Ministria e Shëndetësisë bën kategorizimin e komunave, Suhareka mbetet në zonën e gjelbër

26.02.2021

Ministria e Shëndetësisë ka bërë sërish kategorizimin e komunave në bazë të numrit të rasteve pozitive me COVID-19. Sipas njoftimit të Ministrisë nga sot e deri më 5 mars, në zonën e kuqe janë 6 komuna:Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Zveçani, Peja, Lipjani. Ndërsa, në zonën e verdhë janë 10 komuna:Mitrovica e Jugut, Gjilani, Mitrovica e […]

Ministria e Shëndetësisë bën kategorizimin e komunave, Suhareka mbetet në zonën e gjelbër Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë sërish kategorizimin e komunave në bazë të numrit të rasteve pozitive me COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë nga sot e deri më 5 mars, në zonën e kuqe janë 6 komuna:Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Zveçani, Peja, Lipjani.

Ndërsa, në zonën e verdhë janë 10 komuna:Mitrovica e Jugut, Gjilani, Mitrovica e Veriut, Gjakova, Vushtrri, Leposaviqi, Graçanica, Ferizaj, Podujeva, Vitia.

Në zonën e gjelbër janë 22 komuna: Zubin Potoku, Kllokoti, Deçani, Prizreni, Rahoveci, Shtime, Klina, Ranilluga, Mamusha, Kaçaniku, Istogu, Suhareka, Skenderaj, Kamenica, Drenasi, Novoberda, Malisheva, Dragashi, Juniku, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi.

Komunat që kanë pësuar ndryshime gjatë kësaj jave janë:

Peja nga e verdha ka kaluar në të kuqen

Lipjani nga e verdha ka kaluar në të kuqen

Ferizaj nga e gjelbra ka kaluar në të verdhen

Gjilanit nga e gjelbra ka kaluar në të verdhen

Vushtrri nga e gjelbra ka kaluar në të verdhen

Graçanica nga e gjelbra ka kaluar në të verdhen.