Bizneset Vende Pune Ofertat

Mesi i nëntorit, shkollat e Suharekës ende pa furnizm me dru dhe pelet, tenderi përfundon në OSHP

Mesi i nëntorit, shkollat e Suharekës ende pa furnizm me dru dhe pelet, tenderi përfundon në OSHP

15.11.2023 Suharekë

Jemi në mes të muajit nëntor dhe Komuna e Suharekës ende nuk ka filluar furnizimin e shkollave me dru dhe pelet për ngrohje. Kjo ka bërë nxënësit e shkollave të mërdhijnë nga të ftohtit.

Edhe pse më 08 korrik 2023 zyra e prokurimit në Komunën e Suharekës kishte filluar procedurat tenderuese për furnizim me dru dhe pelet të shkollave në komunë për periudhën tre vjeçare në vlerën e zotuar prej 970,200.00 €, një proces ti tillë ende nuk ka ndodhur, kjo pasiqë lënda ka përfunduar në gjykatën e tenderëve dhe është në proces e sipër.

Furnizimi me lëndë djegëse – dru ahu –pelet  për 3 vite  2023 /24/ 2024/25 / 2025/26
Nr.Pershkrimi NjesiaSasia  x 3 vite
1Furnizimi, sharritja,e lëndës djegëse dru ahu për  shkollat fillore dhe të mesmem² hapsinor12,000
2Pelet  kualitativ   ton450
    

Fillimisht Komuna e Suharekës kishte shpallur fitues OE N.P.T “BURIMI” me vlerën e ofertuar prej 899,100.00€ mirëpo kundër këtij vendimi është ankuar grupi i OE “N.T.P.GRESA – COMMERCE&MBB Construction SHPK i cili kishte ofertuar në shumën prej 885,150.00 €.

Me datën: 02.10.2023, OE “N.T.P.GRESA – COMMERCE&MBB Construction SHPK, ka parashtruar ankesë me nr: 2023/0752, kundër njoftimit për dhënie të kontratës ku është rekomanduar për kontratë OE “N.T.P.Burimi, lidhur me aktivitetin e prokurimit: “Furnizim me dru dhe pelet per ngrohje” me nr. të prokurimit iniciuar nga Komuna Suharekë.

Palëve që kanë parashtruar ankesë i’u ka dhënë të drejtë edhe eksperti i Organit Shqyrtues të Prokurimit i cili në raportin e tij i propozon panelit shqyrtues që ankesae OE ankues të aprovohet si e bazuar, të anulohet njoftimi për dhënie të kontratës dhe rekomandon që lënda të kthehet në rivlerësim.

Edhe pse shkollat e Komunës së Suharekës janë duke u furnizuar me dru dhe pelet në forma të ndryshme e minimale dhe pavarësisht procedurave tenderuese që kanë ngecuar, ata që po e pësojnë janë nxënësit dhe mësimdhënësit.

Ekspertiza-752-23

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Bajselmani: Tejkalohen vonesat nga OSHP, nuk ka asnjë problem rreth furnizimit me material për ngrohje

Bajselmani: Tejkalohen vonesat nga OSHP, nuk ka asnjë problem rreth furnizimit me material për ngrohje

Më 08 korrik 2023 zyra e prokurimit në Komunën e Suharekës kishte filluar procedurat tenderuese për furnizim me dru dhe pelet të shkollave në komunë për periudhën tre vjeçare në vlerën e zotuar prej 970,200.00 €, proces që kishte kishte përfunduar në gjykatën e tenderëve.

Pas shqyrtimit të dëshmive që janë ofruar nga pala e ankuar dhe Komuna e Suharekës, më datë 21 nëntor OSHP ka vendosur në favor të Komunës së Suharekës duke e hedhur poshtë ankesën e operatorëve ekonomik “N.T.P.GRESA – COMMERCE&MBB Construction SHPK.

Se tashmë shkollat e Komunës së Suharekës kanë filluar të furnizohen me lëndë djegëse (dru dhe pelet) e ka konfirmuar edhe drejtori i DKA-së në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani.

Ai ka bërë të ditur se nuk ka asnjë problem rreth furnizimit me material per ngrohje. Nxënësit dhe mësimdhënësit kanë kushte te pershtatshme për vijimin e procesit mësimor.

‘E kemi sqaruar me kohë se, si rezultat i vonesave në OSHP në nivel qendror, janë shkaktuar vonesa, por ajo situate tashmë eshte e tejkaluar dhe s’ka asnjë problem sa i perket ngrohjes neper te gjitha shkollat tona’ ka njoftuar Bajselmani.

Suhareka kalon projeksionet, këtë vit të hyrat vetanake janë realizuar 138%, mbi 250 mijë euro vetëm nga gjobat e trafikut

Suhareka kalon projeksionet, këtë vit të hyrat vetanake janë realizuar 138%, mbi 250 mijë euro vetëm nga gjobat e trafikut

Të hyrat vetanake janë pjesë e pandashme e buxhetit të përgjithshëm të komunave.

Ligji për Financat e Pushtetit Lokal përcakton se burimet e të hyrave komunale përveç granteve qeveritare përbëhen edhe nga të hyrat vetanake, të cilat mblidhen nga komunat në emër të shërbimeve të ofruara për qytetarët.

Realizimi i të hyrave vetanake në Komunën e Suharekës për periudhën kohore janar – shtator 2023 është në shumën prej 1,920,186.06 euro, raporton SuharekaOnline.

Nga muaji janar e deri te muaji shtator i këtij viti, Komuna e Suharekës ka arritur që të mbledh 255,077.00 euro nga gjobat e trafikut.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022 këtë vit të hyrat vetanake janë realizuar 138.25% më shumë.

Për 9 muaj Komuna e Suharekës realizoi 22.14% të projekteve kapitale

Për 9 muaj Komuna e Suharekës realizoi 22.14% të projekteve kapitale

Qytetari propozon, komuna aprovon. Ky ishte pikësynimi i ri i pushtetit lokal në Suharekë në ndarjen e buxhetit për projekte kapitale në fshatra e qytete, i cili kishte filluar të zbatohej në muajt e parë të vitit 2023.

Edhe pse janë mbajtur takime ku qytetarët janë bërë pjesë e vendimarrjes në përzgjedhjen e projekteve në të cilat duhet të investohet në vendbanimin e tyre, në anën tjetër në realizimin e projekteve kapitale të planifikuara për vitin 2023 nuk janë shënuar rezultate të kënaqshme.

22.14 është përqindja e projekteve kapitale të realizuara vetëm në nëntë mujorin e parë të këtij viti nga Komuna e Suharekës.

Sipas asambleistit të LDK-së, Urim Suka sipas kësaj logjike ky pushtet në tre muajt e fundit do të detyrohet që të bëjë shpenzimin e 77.86% të mjeteve të mbetura.

Tutje Suka në reagimin e tij ka thënë se kjo logjikë sjell mundësi të shumta të shkeljeve ligjore, ulje të cilësisë së punimeve, rrezikon implementimin e projekteve siç janë planifikuar, rrit mundësin e korrupsionit dhe rrezikon që një shumë e konsiderueshme e mjeteve të përfundojnë në suficit.

Në këto rrethana rritet rreziku i presionit të këtij pushteti tek zyrtarët komunal për kryerjen e pagesave pa u përmbushur kërkesat ligjore. Me këtë rast i bëj thirrje secilit zyrtar komunal që të denocojnë secilin presion që bëhet nga ky pushtet dhe njëkohësisht ftoj secilin zyrtar që para presionit të zgjedhin respektimin e ligjit dhe procedurat ligjore. Ftoj secilin prej tyre të mos bëhen pjesë e shkeljeve ligjore sepse në fund ky pushtet i lë të vetmuar në përballjen e tyre me ligjin, ka thënë Suka.

FURRA PIZZERIA KOSOVARJA2 Gastronomi Rr.Xhavit Syla Suharek,
Kosovë
Sigurimi Internacional Sigurime Brigada 123,
Kosovë
Prime Led Sh.p.k Marketing / Web Brigada.123,
Kosovë
ISEFERI SH.P.K. Prodhim Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende28 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë