Merren mostrat për ritestim nga dy pacientët e Bllacës së Suharekës

Kanë kaluar gjithsej 16 ditë që kur 21 vjeçari nga Bllaca e Suharekës i cili gjendet në vetizolim në Banjë të Malishevës kishte rezultuar pozitiv me covid-19 dhe 14 ditë që kur edhe pacienti i dytë nga Bllaca ishte konfirmuar si pozitiv në covid-19.

Për të parë se nëse këta dy pacientë nga Komuna e Suharekës janë shëruar sot janë marr mostrat për ritestim të tyre.

Drejtori i QRSHP-së në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu, për SuharekaOnlina ka bërë të ditur se sot do të ritestohen dy pacientë nga Bllaca e Suharekës.

“Po sot kemi marr mostrat nga dy pacientë nga fshati Bllacë ku njëri prej tyre është në vetizolim në Banjë dhe tjetri është mjeku i konfirmuar me covid-19” ka thënë drejtori, Dr.Fadil Kryeziu.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se rezultatet pritet të dalin në mbrëmje dhe në qoftë se dalin negativ në testin e parë atëherë do të ritestohen përsëri të nesërmen sepse për tu deklaruar si i shëruar nga covid-19 duhet që në dy teste të njëpasnjëshme të rezultojnë negativ, shkruan SuharekaOnline.

Drejtori i kësaj qendre ka bërë të ditur se të gjitha rastet e “dyshuara” si raste kontakti nga Suhareka janë në gjendje të mirë dhe për momentin nuk janë duke manifestuar simptoma të covid-19, për çka edhe nuk është pa e arsyeshme mostrimi i tyre.

RAPORTO