Merren mostrat nga 6 punëtor të QKMF-së, nesër pritet të merren 29 në Semetisht

Të premten Qendra Rajonale e Shëndetit Publik ka konfirmuar lajmin se pacienti i rezultuar pozitiv i datës 08 prill nga fshati Bllacë është mjek i QKMF-së.

E për të parandaluar përhapjen e pandemisë sot janë marr mostra nga 6 punëtor shëndetësor të QKMF-së në Suharekë të cilët dyshohen të kenë pasur kontakt me rastin e konfirmuar.

Këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline Drejtori i Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, Dr.Fadil Kryeziu, i cili tha se për arsye preventive do të hulumtojmë kontaktet e pacientit, e që në këtë rast përfshin rreth punëtor shëndetësor të QKMF-së që dyshohet se kanë pasur kontakt me pacientin e konfirmuar më datë 8 prill dhe se rezultatet pritet të dalin sot në mbrëmje.

Dr.Fadil Kryeziu gjithashtu tregoi se nesër pritet të merren edhe 29 mostra nga raste kontakti të të infektuarit nga fshati Semetisht.

Ai gjithashtu ka bërë kërkesë te personeli mjekësor që vazhdimisht ti bartin paisjet e veta mbrojtëse gjatë tërë kohës edhe nëse komunikojnë apo rrin mes vete.

RAPORTO