Merren mostrat nga 6 persona të tjerë në Suharekë, rezultatet priten sonte ose nesër

03.04.2020

Deri më tani në Kosovë numri i të infektuarëve me covid-19 ka shkuar në 126 ku nga këta 10 pacientë janë shëruar. Në mesin e pacientëve të shëruar gjendet edhe rasti i vetëm në Komunën e Suharekës i infektuar dhe i shëruar. Ashtu siç edhe ka raportuar SuharekaOnlineka sot janë marr mostrat edhe nga gjashtë […]

Merren mostrat nga 6 persona të tjerë në Suharekë, rezultatet priten sonte ose nesër Foto: Ilustrim

Deri më tani në Kosovë numri i të infektuarëve me covid-19 ka shkuar në 126 ku nga këta 10 pacientë janë shëruar.

Në mesin e pacientëve të shëruar gjendet edhe rasti i vetëm në Komunën e Suharekës i infektuar dhe i shëruar.

Ashtu siç edhe ka raportuar SuharekaOnlineka sot janë marr mostrat edhe nga gjashtë persona në Suharekë, këta persona kontakti me pacienten tashmë të shëruar.

Këtë e ka konfirmuar për portalin SuharekaOnline edhe Dr.Fadil Kryeziu nga Instituti Kombëtar për Shëndet Publik i Kosovës i cili në një prononcim ka treguar se për arsye preventive do të hulumtojmë kontaktet e pacientes tashmë të shëruar, e që në këtë rast përfshin familjarët dhe mjekët që janë kujdesur apo kanë pasur kontakt me të.

“Po mostrat janë marrur sot gjatë ditës në ambientet e QKMF-së në Suharekë nga gjashtë persona në mesin e tyre familjar të pacientës dhe punëtor të QKMF-së” ka shtuar ai.

“Rezultatet pritet që të publikohen sot në mbrëmje ose nesër dhe për fat të mirë që personat nga të cilët kemi marr mostrat gëzojnë shëndet të mirë” ka thënë Dr.Fadil Kryeziu nga Instituti Kombëtar për Shëndet Publik i Kosovës .

Ai gjithashtu ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të ndjekin udhëzimet e Institutit Kombëtar si të shmangin daljet e panevojshme, të pastrojnë duart sa më shpesh, të mbajnë distancën etj.