Mërgimtarit nga Duhla i thyhet shtëpia, i’a vjedhin rrobat!

23.06.2020

Herën e fundit që kishte qenë në Kosovë shtëpinë e kishte lënë në gjendje të rregullt dhe me shpresën që prapë kur të kthehet do të ishte ashtu. Por fatkeqësisht më datën 20 qershor mërgimtari nga Duhla e Suharekës ishte informuar që shtëpia e tij ishte thyer dhe plaqkitur nga persona ende të panjohur, që […]

Mërgimtarit nga Duhla i thyhet shtëpia, i’a vjedhin rrobat! Foto: Ilustrim

Herën e fundit që kishte qenë në Kosovë shtëpinë e kishte lënë në gjendje të rregullt dhe me shpresën që prapë kur të kthehet do të ishte ashtu.

Por fatkeqësisht më datën 20 qershor mërgimtari nga Duhla e Suharekës ishte informuar që shtëpia e tij ishte thyer dhe plaqkitur nga persona ende të panjohur, që sipas tij ishin tre.

Mërgimtari që jeton në Essen të Gjermanisë në një reagim për redaksinë ka bërë të ditur se në bazë të raportit të policisë janë gjetur gjurmë që dëshmojnë se tre persona kanë thyer shtëpinë e tij.

I mllefosur përmes telefonit ai tregonte se edhe pse ka investuar në Kosovë, këto raste po krijojnë shumë pasiguri për të dhe familjen e tij, shkruan SuharekaOnline.

D.T. tregon se në shtëpinë e tij nuk ka pasur gjëra të vlerës së madhe vetëm janë vjedhur rroba dhe këpuca, por gjithsesi këto nuk e zbehin aktin dhe ndjenjën e pasigurisë.

Ai gjithashtu ka apeluar tek banorët e tjerë sidomos te mërgimtarët që të kenë kujdes dhe të marrin masa sepse mund ti ndodh secilit.