Mërgimtari nga Suhareka dhuron veturë për Jetimat e Ballkanit

Mërgimtari nga fshati Reçan i Komunës së Suharekës, Refki Hasanaj i cili vepron dhe jeton në Slloveni ka befasuar Shoqatën e Jetimave të Ballkanit duke dhuruar një automjet.

Hasanaj ka dhuruar një Pikap për shoqatën, donacion të cilin e ka mirëpritur vetë Halil Kastrati.

“Duke e pasur parasysh se aktivitetet tona çdo dite e me shume po zgjerohen, ky donacion do te jete lehtesim i punes tone” ka njoftuar Kastrati përmes profilit të tij në Facebook.

RAPORTO