Mërgimtar, biznese dhe fondacione nga Suhareka dhuruan 22 ton miell, mbi 500 pako ushqimore…

10.04.2020

Mërgimtarët tanë, çdo herë qëndruan afër trungut kombëtar. Mbajtën gjallë familjet e tyre, ndihmuan skamnorët dhe shkollat shqipe në Kosovë, si në vitet e 90′ ashtu deri më sot. Ndihmuan UÇK-në dhe luftën e saj të drejtë e çlirimtare, ndërkaq sot, janë potencial i pa zëvendësueshëm ekonomik, politik, kulturor, letrar e intelektual. Pandemia e shpallur në tërë botën […]

Mërgimtar, biznese dhe fondacione nga Suhareka dhuruan 22 ton miell, mbi 500 pako ushqimore… Foto: Ilustrim

Mërgimtarët tanë, çdo herë qëndruan afër trungut kombëtar. Mbajtën gjallë familjet e tyre, ndihmuan skamnorët dhe shkollat shqipe në Kosovë, si në vitet e 90′ ashtu deri më sot.

Ndihmuan UÇK-në dhe luftën e saj të drejtë e çlirimtare, ndërkaq sot, janë potencial i pa zëvendësueshëm ekonomik, politik, kulturor, letrar e intelektual.

Pandemia e shpallur në tërë botën padyshim që ka filluar të ndikojë në ekonominë globale rrjedhimisht edhe në atë vendore.

Qytetarë të shumtë nga Suhareka që jetojnë dhe veprojnë në vendet perëndimore, biznese vendore, fondacione dhe individ të vullnetit të mirë kanë dhuruar gjëra elementare si miell, pako ushqimore dhe higjienike, kanë grumbulluar mjete financiare, mjete mbrojtëse etj.

Brenda disa ditëve me inciativë të z.Palushi janë mbledhur afër rreth 45,000 euro donacione nga biznese dhe mërgimtar jo vetëm nga Komuna e Suharekës.

Vëllezërit Driton dhe Jeton Zeqaj nga Samadraxha të cilët jetojnë dhe punojnë në Reggio Emilia në Itali, kanë dhuruar donacion në vlerë 1000 euro për pako ushqimore, për familjet që kanë nevojë.

H.Seferi” Sh.P.K me ka dhuruar 2000 kg miell si donacion për familjet që kanë nevojë.

100 pako ushqimore nga Jetimat e Ballkanit dhe Halil Kastrati janë dhuruar në Suharekë.

Faton Kolgeci nga fshati Vraniq i cili jeton dhe punon në Treviso-Itali, ka dhuruar 2000 kg miell, si ndihmë për familjet që kanë nevojë në këtë situatë të pandemisë.

Vëllezërit Enver dhe Safet Gegaj nga fshati Studençan e të cilët jetojnë në Mynhen- Gjermani kanë dhuruar 2000 kg miell, si ndihmë për familjet që kanë nevojë në këtë situatë të pandemisë.

Bajram Rrahman Gashi nga Suhareka i cili jeton në Trevizo-Itali, ka dhuruar 1000 kg miell, si ndihmë për familjet që kanë nevojë në këtë situatë të pandemisë.

“Bleta” Sh.P.K, ka dhuruar donacion 5000 kg miell për familjet që kanë nevojë.

N.P.T “ETIKA” Sh.p.k ka dhuruar 5000 kg miell, ku do të shpërndahet për familjet në nevojë.

5000 kg miell do të dhurohen nga “CIMA CONSTRUCTION” me pronar Arsim Kabashi, ku do të shpërndahet për familjet në nevojë.

Kompania AGS dhe drejtorin i ka dorëzuar sot QKMF-së në Suharekë paisjen e Oksigjen Koncetratorin për nevojat e qytetarëve tanë.

ELKOS me pronar Ramiz Kelmendin, ka dhuruar donacion 400 pako ushqimore, për familjet që kanë nevojë në komunën tonë.

Janë dhuruar 1000 maska mbrojtëse nga ArtaTex të cilat do të shpërndahen për policët, stafin mjekësor, inspektorët komunal dhe institucione tjera që janë në detyra të rëndësishme këto ditë.