Mëngjesi i nesërm në Suharekë me ngrica

30.11.2019

Fronti ka kaluar dhe mbi rajon ka depërtuar masa ajrore anticiklonike e cila do të fuqizohet gjatë natës. Së bashku me ajrin anticklonik ka depërtuar dhe po depërton edhe ajri i ftohtë me origjinë polare. Gjatë natës pritet që qendra e masës ajrore anticiklonike të jetë mbi rajonin tonë dhe në këtë mënyrë pritet stabilizim […]

Mëngjesi i nesërm në Suharekë me ngrica Foto: Ilustrim

Fronti ka kaluar dhe mbi rajon ka depërtuar masa ajrore anticiklonike e cila do të fuqizohet gjatë natës.

Së bashku me ajrin anticklonik ka depërtuar dhe po depërton edhe ajri i ftohtë me origjinë polare.

Gjatë natës pritet që qendra e masës ajrore anticiklonike të jetë mbi rajonin tonë dhe në këtë mënyrë pritet stabilizim i tërësishëm i motit dhe dobësim i erërave.

Si pasojë do të krijohen kushte ideale për ngricat e para edhe në ato rajone ku deri më tani nuk ka patur ngrica. Bëhet fjalë fjalën kryesisht për Kosovën.

Temperaturat gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Kosovë do të sillën nga -1 deri në -5 gradë celsius, ndërsa në viset më të larta temperatura mund të ulet deri në – 7, ndërsa në Mal të Zi deri në – 10 gradë celsius.