Me urdhëresë të Gjykatës në Suharekë, policia kërkon ndihmë për të arrestuar këtë person

19.06.2020

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Prizren- dega Suharekё, Gjykatës Themelore Gjakovё dhe Gjykatës Themelore Gjakovё-dega Malishevё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: AGIM […]

Me urdhëresë të Gjykatës në Suharekë, policia kërkon ndihmë për të arrestuar këtë person Foto: Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Prizren- dega Suharekё, Gjykatës Themelore Gjakovё dhe Gjykatës Themelore Gjakovё-dega Malishevё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është: AGIM (Ismet) JEFKAJ i lindur me 20.12.1974 në Deçan.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale: Disa raste për veprat penale “VJEDHJË E RENDË” dhe “VJEDHJE”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: info@kosovopolice.com