Më shumë se kurrë na duhet qeveria në këto momente të pandemisë, qëndrimin tim do e shpreh nesër në parlament

Nesër duke filluar nga ora 11:00 kur edhe mbahet seanca për mocion ndaj qeverisë Kurti deputetët e Kuvendit të Kosovës ndodhen para një situate që mund të ndryshojë edhe përkeqësojë gjendjen e krijuar nga pandemia në Kosovë.

Me votën e tyre deputetët e kuvendit të Kosovës do të votojnë për mosbesim ndaj qeverisë që perfshin kryeministrin dhe gjithë ministrat.

Kështu, LDK për herë të parë voton për rrëzimin e qeverisë në të cilën bën pjesë.

Mocioni i inicuar nga LDK-ja siç duket nuk do të ketë mbështetjen e një numri të deputetëve të kësaj partie. Ka qenë kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani e cila publikisht sot ka kërkuar që mocioni mos të votohet.

Me ish-kandidaten për kryeministre nga LDK po pajtohet edhe kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, njëherit deputet i Kuvendit të Kosovës, Ardian Shala.

Ardian Shala edhe ditë më parë kishte deklaruar se nuk do ta votojë mocionin ndaj Qeverisë Kurti sepse nuk dëshiron të jetë në mesin e nënshkruesve të mocionit sepse është kundër asaj që indirekt të vie PDK-ja në pushtet me qeveri teknike apo formë tjeter, për çka votat nga qytetarët kanë qenë për ndryshim këtë mandat, andaj është respektim i votuesve tanë, shkruan SuharekaOnline.

SuharekaOnline gjatë mbrëmjes ka kontaktuar me deputetin Shala i cili mbetet i të njëjtit qëndrim se nuk është momenti që të rrezohet qeveria në këtë kohë pandemie covid-19, deri sa qeveria është më e domosdoshme se kurrë të jetë në krye të kësaj situate.

Ndërsa vendimin e kryeministrit Kurti për lirimin e ish-ministrit Veliu nga detyra, Ardian Shala thotë se është vendim jokorrekt i kryeministrit Kurti i cili e liron nga detyra ish-ministrin në kohën më të papërshtatshme që po kalojmë me pandeminë duke e vlerësuar si hap të ngutshëm dhe shkelje të marrëveshjes për partneritet LDK -VV.

“Pasi që përherë kam qenë që të ndëshkohen ata që keq qeverisën deri këto vite, që edhe Kosovës edhe qytetarëve ti kthehej shpresa dhe në anën tjetër para një vendimi shumë të pamatur të kryeministrit për shkarkim ndaj ministrit që vie nga partia ime -LDK , qëndrimin tim do e shpreh nesër në parlament” është përgjigjur Shala i pyetur nëse do të votoj pro mocionit, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa në këtë kohë kur po përballemi me pandeminë e covid-19 Ardian Shala parësore e sheh që ta tejkalojmë së bashku këtë gjendje të pandemisë ku krejt bota po lufton me këtë armik të pamëshirshëm të virusit corona.

“Pra më shumë se kurr na duhet qeveria dhe uniteti institucional në këto momente të pandemisë në krye të kësaj situate . Do ishte krejt normale të merreshim me mocionin sikur mos të kishim këtë gjendje të jashtëzakonshme që po përballen qytetarët tonë” ka përfunduar ai.